Zgjidhet kryesia e re e Shoqatës së Mësuesve “Naim Frashëri” në Austri

Shoqata e mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri mbajti Kuvendin e rregullt Zgjedhor. Pas propozimeve, Kuvendi e zgjodhi kryesinë me mandat dyvjeçar.  Kryetare  e kryesisë u zgjodh Miradije Berisha, nënkryetare Bukurije Limani, Ibrahim Hasanaj, sekretar; Osman Ademi, arkëtar dhe Ismet Sinani, Mark Demaj e Qefsere Bislimi anëtarë të kryesisë.

Në kuvend u diskutua rreth vështirësive që po e përcjellin formimin e grupeve të nevojshme mësimore të nxënësve. U tha se nga 12 mijë nxënës shqiptarë në Austri, vetëm 2 mijë prej tyre e ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Prandaj, nga ky kuvend iu bë thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip.

Me këtë rast, mësuesit e Austrisë e falënderuan Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike si mbështetësin më të madh për mësimin shqip në Austri.