Urimi i zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, për Festën e Bajramit

Pas një muaji agjërimi, sakrifice, paqeje e harmonie, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.
Kjo festë na kujton që duhet të ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e solidaritetit, dashurisë, respektit, dhe mbi të gjitha vlerat e unitetit.
Duke iu uruar shumë shëndet e të mira në shtëpitë e familjet e juaja, shpreh dëshirën më të sinqertë për unitet mes popullit tonë.
Urime