U mbajt kuizi i diturisë i nxënësve shqiptarë në Austri

Më 8 qershor, në Gleisdorf të Austrisë u mbajt  kuizi i diturisë i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, i organizuar nga SHMSH „Naim Frashëri“  në Austri dhe Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Në këtë kuiz, tanimë tradicional 19  vjet me radhë, morën pjesë mësuesit: Mark Demaj, nikoqir, Miradije Berishaj, kryetare, Osman Ademi, Ibrahim Hasanaj, Ismet Sinani, Bukurije Limani, Roza Nrecaj, Rafete Kosumi, Antigonë Elshani, Qefsere Bislimi, Merita Ramadan dhe Feride Ajredina.

Garat u mbajtën në dy cikle: ciklin e ulët dhe të lartë fillor. Programi ishte i pasur edhe me recitime, këngë dhe valle me motive nga trevat shqiptare në përgjithësi, ndërsa në veçanti nxënësit e dy cikleve ishin shumë mirë të përgatitur. Ishin gjithsej 10 ekipe, me rreth 300 pjesëmarrës.