Pa asnjë votë kundër, Kuvendi kalon në lexim të parë projektligjin për Diasporën

Me 63 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin e Diasporës.
Votimi i këtij projektligji u bë në seancën e 30 majit, pa asnjë votë kundër me vetëm 3 abstenime.
Pas kalimit në Kuvend, projektligji tash kalon në fazën e diskutimit mes komisioneve përkatëse dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Ky projektligj fuqizon lidhjen institucionale të Kosovës me diasporën.
Sipas këtij projektligji Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse t’i mbrojë interesat e pjestarëve të diasporës, duke ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar, kukturor dhe arsimor të tyre.
Gjithashtu Republika e Kosovës nxit integrimin e pjestarëve të disporës në jetën shoqërore dhe politike në vendet pritëse.
Ky projektligj në veqanti fuqizon instalimin e arsimit plotësues të gjuhës shqipe në vendet ku ka diasporë shqiptare.
Përmes këtij projektligji gjithashtu planifikohet ofrimi i projekteve për mundësitë e investimeve nga diaspora në Republikën e Kosovës, si dhe përmes programeve të Ministrisë së Disporës parashihet ndërlidhja e bizneset e Kosovës me ato të diasporës.