NJOFTIM – Me rastin e akreditimit të ambasadores së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë

Njoftohen bashkatdhetarët se me rastin e akreditimit të ambasadores së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, znj. Shkendije Geci Sherifi, Qendra Kulturore e Kosovës në Malmö, në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Stokholm, fton  përfaqësuesit e shoqatave dhe formacioneve të tjera të shqiptarëve në Suedi në një takim njohës, në të cilin do të bashkëbisedohet për aktivitetet e shoqatave dhe avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

 

Data: 8 qershor 2019

Koha: 12:00

Vendi:  Qendra Kulturore e Kosovës në Malmö

Östra Hindbyvägen 26 B