NJOFTIM

Njoftohen bashkatdhetarët në Gjenevë dhe Suedi se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me MTI-në/KIESA dhe Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë,  organizon aktivitetin “Ta njohim turizmin në Kosovë”, që ka të bëjë  me potencialet e turizmit dhe shkëmbimet bilaterale mes shteteve.

Data: 7 qershor 2019

Vendi: Gjenevë – Zvicër (UNI MAIL 40, BD DU PONT-D’ARVE CH-1205 GENEVE, SALLE MS 130))

Data: 8 qershor 2019

Vendi: Malmo – Suedi (Qendra Kulturore e Kosovës, Ostra Hindbyragen 268 213 74 Malmo)