Njofim

Të nderuar përfaqësues të Mediave,

Me datën 08.11.2018 , duke marrë për bazë sistemin e vijueshmërisë në punë të hyrje daljeve dhe shkrimeve të mediave elektronike në lidhje me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprat penale “marrje ryshfeti”, dhënie ryshfeti dhe përvetësim në detyrë ka kërkuar sqarim zyrtar nga policia e Kosovës nëse i arrestuar është për punonjësin e saj P.M. , zyrtar në MDIS.

Si rezultat i informatës së dërguar nga policia e Kosovës ku thuhet se bëhet fjalë pikërisht për të dyshuarin P.M., zyrtar në Ministrinë e Diasporës, është informuar Ministri i Diasporës dhe investimeve Strategjike, dhe ka kërkuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë që të marrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.

Sekretarja e Përgjithshme e MDIS, bazuar në ligjet e aplkueshme ka marrë vendimin e menjëhershëm për pezullimin parandalues të zyrtarit P.M. nga detyrat si zyrtar në MDIS deri në vendimin përfundimtar të organeve kompetente.

Ju lutemi që për informata të tjera lidhur me këtë rast ti drejtoheni policisë së Kosovës.

Me respekt

DKP – MDIS