Një mbrëmje e veçantë në Vjenë me grupin “Saz’iso”

Në bashkorganizim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, edhe në Vjenë  u mbajt  aktiviteti kulturor në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Diasporë”.

Para qindra bashkatdhetarëve dhe austriakëve,   ansambli “Saz’iso”, një grup polifonik shqiptar, këndoi këngë shqiptare, të cilat u pritën jashtëzakonisht mirë. Këngët “Osman Takës”, “O moj Tane” etj. ngërthenin në vete, gëzim, dhimbje, dashuri, por edhe heroizëm.

Këtë ngjarje kulturore e nderuan me praninë e tyre përfaqësues të MDIS-it,  ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, ai i Kosovës, Sami Ukelli,  kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, si dhe nikoqiri i mbrëmjes, kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, Ermal Vejsa.