Në Winterthur të Zvicrës u festua Dita e Flamurit

Më 1 dhjetor, në  Winterthur të Zvicrës, u mbajt manifestimi kulturor për nder të Ditës së  Flamurit, bashkorganizim ky i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe  SHVSH. “Dardania”.

Pjesën artistike e kanë përmbushur edhe  SH.SH.V “Shota” dhe ansambli “Arbëreshët”, të cilat para të pranishmëve u paraqitën me një program të pasur artistik.

Në këtë ngjarje kulturore ishin të pranishëm përfaqësues të MDIS-it, z.Xhemajl Mustafa, ministër këshilltar i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, z.Islam Spahiu,  ministër këshilltar i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih,  dhe përfaqësues të shumtë të shoqatave shqiptare nga Zvicra.