Në Prizren është mbajtur konferenca me temën “Ikja e trurit nga Kosova”

Në Prizren është mbajtur konferenca me temën “Ikja e trurit nga Kosova”, projekt ky i financuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike,  i organizuar nga OJQ ” Ndërto shoqëri pa injorancë N’SHPI”!

Afrim Bekteshi, zv.ministër i MDIS-it, i pranishëm në këtë konferencë, tha:  “Ikja e trurit, që nënkupton ikjen e kuadrove të kualifikuara nga Kosova dhe të njerëzve elitarë, tashmë është shndërruar në një fenomen shqetësues .Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike  është duke e trajtuar këtë fenomen të dëmshëm për shtetin e Kosovës. prandaj kjo problematikë do të jetë pjesë trajtimi edhe në Strategjinë e re 2019-2023 dhe në planin e veprimit 2019-2021. Kjo mund të realizohet pikërisht duke organizuar konferenca, debate e seminare të nivelit të këtillë, në mënyrë që të  krijohen masa preventive për të parandaluar Ikjen e trurit nga Kosova”, por në anën tjetër të krijohet mundësia për qarkullimin e trurit dhe të njohurive nga Diaspora në Kosovë”.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm  Avni Dervishi, këshilltar për Integrime Evropiane,  Arjana Kosova, presidente e Shoqatës së studentëve shqiptarë në Itali dhe kryetare e Lidhjes s mësuesve shqiptarë në Itali.  Deli Balidemaj, deputet në Oberbayern të Gjermanisë,  Liza Gashi drejtoreshë e OJQ “Germin”, etj.