Në Pejë u promovua libri i akademikut Alija Džogović

Në institutin  “Yunus Emre” në Pejë, në prani të shumë intelektualëve dhe familjarëve, u promovua  libri “Studime letrare” i akademikut Alija Džogović.
Promovimin e këtij libri e mbështeti Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, përmes subvencionimit të saj.

Zëvendësministri i MDIS-it, Qerim Bajrami, në fjalën e tij, theksoi kontributin e madh të profesorit Alija Džogoviq në edukimin mediatik, letrar, arsimor dhe kulturor të boshnjakëve të Kosovës dhe Sanxhakut, si dhe ndërlidhjen dhe njohjen e tyre.

Për kontributin e të ndjerit Džogović  folën prof. Enesa Kadiq dhe mësuesit e pensionuar  Džezair Murati dhe z. Miftar Adzemi.
Vlen të përmendet se një numër i ekzemplarëve të këtij libri, përmes MDIS-it,  do t’u dërgohen bibliotekave të shoqatave boshnjake në diasporë.