Në Paris u shënua 20-vjetori i paqes në Kosovë

Mbështetur nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Francë, në katedralen “Saint Louis des Invalides” në Paris u shënua 20-vjetori i paqes në Kosovë.

Ky përvjetor u shënua me një koncert të Filarmonisë së Kosovës, e cila interpretoi veprën “Njeriu i armatosur – meshë për paqen”, kushtuar viktimave të luftës në Kosovë.

Këtë koncert paqeje e ndoqën një numër i madh i personaliteteve nga jeta politike e kulturore e Francës.