Në Paris u mbajt sesioni informues “Klima e Investimeve në Kosovë”

Në sesion informues “Klima e investimeve në Kosovë”, përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i informoi bizneset e diasporës në Francë për mundësinë që ofron Kosova në fushën e investimeve strategjike.

Takimi u mbajt në ambientet e siguruara nga rrjeti i bizneseve shqiptare në Francë. Në takim  morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, kryetari i RRBSHD-së, përfaqësues nga MPJ-ja, MTI, AKP dhe ATK, të cilët  prezantuan fushën e tyre për investime në Kosovë.

Interesimi i bizneseve të diasporës ishte më shumë rreth ndihmës që ofron Kosova për investime direkte,  për çështjet doganore dhe çështjen e hartimit të projekteve të veçante investive për bashkatdhetarët.