Në Malmo, MDIS-i organizoi festivalin e rapsodëve

MDIS-i, në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Dardania” nga Halmstadi, organizoi festivalin e tretë të rapsodëve “Beqir Gashi” në Suedi. Ky festival u mbajt në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo.

Festivalin e hapi Muhamet Shatri nga QKK-ja.

Festivali i rapsodëve shqiptarë të këtij vendi skandinav u karakterizua nga këngë të bukura folklorike, të interpretuara nga rapsodët pjesëmarrës.

Festivali nuk kishte karakter garues, po organizohet në shenjë respekti për rapsodin dhe dëshmorin e kombit Beqir Gashi, nga Mleqani, dhe me qëllim të ruajtjes së vlerave të muzikës folklorike shqiptare.