Në Lozanë u kremtua 28 Nëntori

Më 1 dhjetor 2018, në Lozanë (në Zvicër), në prani të shumë bashkatdhetarëve, përfaqësuesve të MDIS-it, deputetes së Parlamentit zviceran,  zonja Rebeka Ruiz, drejtoreshës së qendrave kulturore në Lozanë,  zonja Manuel Salvi,  deputetëve shqiptarë të komunës së  Lozanës, përfaqësuesve të Institutit  Zviceran të Studimeve shqiptare, u mbajt një mbrëmje kulturore për nder të Festës së Flamurit, me moton “T’i festojmë së bashku festat e nëntorit”.

Ky aktivitet kulturor u bashkorganizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe SHKA-së ”Teuta”, në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Diasporë”.

Mbrëmja kulturore u përshkua me një program të zgjedhur artistik  të shoqërive  kulturore “Teuta” dhe Rapsodët e Gjenevës, anëtarët e të cilave u paraqitën me këngë patriotike dhe valle të trevave të ndryshme shqiptare.