Në Kroaci u mbajt manifestimi kulturor “Ditët e Kulturës Shqiptare 2018”

Në Kroaci, përkatësisht në Zarë u mbajt manifestimi kulturor  “Ditët e Kulturës Shqiptare 2018”.  Ky manifestim  u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike,  në bashkëpunim me Këshillin koordinues të shoqatave shqiptare në Prefekturën e Zarës,  bashkësinë e prefekturave shqiptare në Republikën e Kroacisë dhe me Këshillin e pakicës shqiptare të qytetit të Zarës.

Para një numri të madh të bashkatdhetarëve, përfaqësuesve të të dyja ambasadave shqiptare në Kroaci,  u paraqitën me një program të pasur kulturor anëtarët e shoqatës kulturore “Iliria” dhe nxënësit e  mësimit plotësues në Zarë.

Ansambli kombëtar “Shota” nga Kosova , i ftuar si mysafir special, performoi me valle dhe këngë të mirëfillta shqipe