Në Itali u mbajt kuizi i diturisë

Në qytetin  Asti të Italisë për herë të parë u mbajt kuizi i diturisë i nxënësve shqiptarë me mësimin plotësues në gjuhën shqipe në këtë vend.

Kuizi u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Itali.
Nga 18 shkolla të pranishme, 13 morën pjesë në gara.

Në kuiz morën pjesë rreth 400 pjesëmarrës. Secili grup kishte 6-8 nxënës.

Juria, e përbërë nga mësues të mësimit plotësues në Itali dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës,  i shpalli fitues të gjithë pjesëmarrësit.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, gjatë dy javëve të ardhshme, do të organizojë kuize të diturisë në Austri, Zvicër dhe Greqi, në bashkëpunim  me lidhjet e mësuesve të këtyre tri vendeve.