Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike

Kompetencat:

  • Harton politikat dhe legjislacionin nga fusha e përgjegjësisë së saj;
  • Harton dhe zbaton projektet që lidhen me diasporën dhe investimet strategjike nga diaspora;
  • Në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe në përputhje me kornizën ligjore në fuqi propozon dhe administron buxhetin e ministrisë së diasporës dhe investimeve strategjike;
  • Ndihmon në promovimin, ruajtjen, kultivimin e identitetit kulturor, gjuhësor, dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës, si dhe zbaton dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre;
  • Në bashkëpunim me institucionet tjera përkatëse mban dhe përditëson regjistrin e pjesëtarëve të diasporës;
  • Harton, zbaton dhe koordinon studime, hulumtime, programe të fushës së diasporës dhe investimeve strategjike të saj;
  • Shërben si urë lidhëse dhe komunikuese për pjesëtarët e diasporës me institucionet e republikës së kosovës duke nxitur, promovuar dhe koordinuar investimet në vend;
  • Zbaton programet arsimore për pjesëtarët e diasporës të hartuara nga ministria përgjegjëse për arsim;
  • Zbaton politikat në sferën e kulturës për pjesëtarët e diasporës;
  • Ofron informata, koordinon dhe përkrah investimet në kosovë të pjesëtarëve të diasporës;
  • Themelon dhe mbikëqyrë qendrat kulturore të kosovës për diasporën dhe në bashkëpunim me ato përgatitë raporte për qeverinë për gjendjen e diasporës;
  • Përgatit, koordinon dhe mbikëqyrë zbatimin e strategjisë për diasporës;
  • Ndihmon në krijimin e lidhjeve / rrjeteve të bashkëpunimit të diasporës në fushat ekonomike, shkencore, kulturore, sportive, bashkëpunimit juridik, shëndetësisë, teknologjive të reja dhe fushat e tjera ndërmjet pjesëtarëve të diasporës dhe republikës së kosovës;
  • Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me institucionet tjera shtetërore, komunale, shoqërinë civile dhe organizatat e shoqatat brenda dhe jashtë kosovës për përmirësimin e pozitës së diasporës;
  • Me miratimin e qeverisë së republikës së kosovës, bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me institucionet e shteteve tjera për përmirësimin e pozitës së pjesëtarëve të diasporës.
  • Në koordinim me agjencinë për investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në kosovë, promovon mundësitë e investimeve strategjike në kosovë;
  • Është pjesë përbërëse e komisionit ndërministror për investime strategjike për vlerësimin, përzgjedhjen dhe realizimin e projekteve për investime strategjike;