Ministri Gashi dhe arbëreshët e Italisë marrin pjesë në meshën e Katedrales “Nënë Tereza”

Për herë të parë kisha arbëreshe nga Italia dhe kisha shqiptare Katedralja “Nënë Tereza” kanë mbajtur meshë të përbashkët.
Arbëreshët e Italisë që po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të organizimit të MDIS-it për “Ditët e Arbëreshëve”, bashkë me udhëheqësin e kishes katolike Don Lush Gjergji kanë udhëhequr meshën e të dieles.
Arbëreshët e Italisë janë shoqëruar në këtë vizitë nga zëvendeskryeministri/ministri i Diaspores Dardan Gashi.
Ministri Gashi në fjalim e tij ka vlerësuar lartë rolin e kishës katolike arbëreshe në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe traditave.
“Jam i lumtur që kemi arritur ti takojmë për herë të parë dy kisha shqiptare, atë arbëreshe dhe kishen tonë.
Janë kisha që kanë  ruajtur rol në ruajtjen e fesë dhe traditës, e sidomos ne ruajtjen e gjuhës shqipe. Kishat mandej kanë ruajtur edhe lidhjen tonë me perendimin.
Uroj qe me bashkëpunimin mes dy kishave të ruhet gjuha jon të paktën edhe 500 vjet” ka thënë Gashi.
Don Lush Gjergji ka thënë se është kënaqesi e veçantë që po i takojnë arbëreshët e Italisë dhe kanë mundësinë të u tregojnë historinë e kishes shqiptare.
Pas përfundimit të meshës, ministri Gashi dhe arbëreshët e Italisë vizituan edhe Bashkësinë Islame, ku u pritën nga myftiu Naim Tërnava.
Myftiu Tërnava duke u uruar mirëseradhje në tokën e tyre, ka thënë se arbëreshët e Italisë janë shembulli më i mirë që vetëdija e shqipëtarëve për gjuhën dhe traditën është i pamposhtur.
Ndërsa Rosario Petta nga arbëreshët e Italisë u ka uruar Bashkësisë Islame dhe gjithë myslimanëvë fillimin e muajit të ramazanit.