Mbahet takimi konsultativ për investimet në Energji

Me inicimin e zëvendëskryeministrit/ ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, sot është mbajtur takimi konsultativ për Investimet e Energjisë në Republikën e Kosovës.
Në takim pjesmarrës ishin përfaqësues nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, dhe përfaqësues nga bordi i ZRrE-së.
Gjithashtu pjesë e takimit ishin Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi.
Zëvendëskryeministri Gashi ka theksuar se ky takimi ka për qëllim të siguroj që procesi i investimeve të energjisë në Kosovë të jetë i harmonizuar, transparent dhe të përmbush standardet ndërkombëtare.
Sipas tij takimet e tilla konsultative e përgatisin Kosovën për  investime të mëtutjshme.
Ministri Gashi duke kërkuar nga bordi i ZRrE-së, që të jap sqarime të detajuara rreth kushteve që duhet përmbush një investitor në fushën e energjisë, ka thënë se mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë primare dhe xhepi i qytetarit nuk guxon të dëmtohet.
Gashi në këtë takim, ka njoftuar gjithashtu se është zgjidhur më në fund problemi i kahmotshëm i PPA-së(marrëveshja për blerjen e energjisë), dhe se kjo i hap rrugë investimeve.
Nga ana tjetër ministrit i Tregtisë Endrit Shala kërkoi  nga ZRrE, që të sqarohet sakt se sa hapsirë ka në skemen mbështetëse për investime strategjike dhe të përshpejtohen procedurat administrative, në mënyrë që investitoret të mos largohen për shkak të pritjeve të gjata.
Ndërsa ministrat Lluka dhe Matoshi, kanë shprehur interesin e tyre për proceset që lehtësojnë dhe inkurajojnë investitorët që të marrim statusin e investitorëve strategjik.
Në takim ka pasur diskutim të gjërë edhe me përfaqësuesit e Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur dhe investuar në Kosovë.