Koncert festiv për mërgatën

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Komuna e Gjilanit organizuan në qytetin e Gjilanit një koncert festiv për mërgatën. Ky koncert u mbajt në kuadër të Ditëve të Diasporës.
Koncertin e hapi zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, i cili i përshëndeti të bashkatdhetarët me një fjalë rasti, duke u uruar mirëseardhje në atdhe.
Me këngë të mirëfillta shqipe dhe valle popullore, para të pranishmëve, u paraqitën ansambli “Shota”, këngëtarët e mirënjohur Riza Bytyçi, Ismet Bogujevci, grupi “Fisnikët” dhe Hekuran Krasniqi.