FTESË PËR PANAIR

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, më 24, 25, 26 dhe 27  korrik 2019, në Prishtinë, mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale.

Ky panair realizohet në kuadër të manifestimit tashmë tradicional “Ditët e diasporës”.

Ftojmë shoqata të ndryshme që merren me punimin e veshjeve kombëtare e punime artizanale, por edhe me ushqime tradicionale  të bëhen pjesë e këtij panairi.

 

Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë;

 

Koha: 24, 25, 26 dhe 27 korrik 2019.

 

Të interesuarit ta konfirmojnë  pjesëmarrjen në këta numra telefoni:

Tel: 038/200-17-018 dhe 038/200-17-016; si dhe në adresat elektronike: arieta.alidema@rks-gov.net, besa.abazi@rks-gov.net;

 

Afati për paraqitjen e të interesuarve për të marrë pjesë në panair është nga dita e shpalljes së njoftimit e deri më 19.7.2019.

 

Ju mirëpresim!