“Ditët e Kulturës Shqiptare” në Turqi

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Turqi u mbajtën aktivitete në tri qytete: në Stamboll më 27.11.2018, në Bafra më  1.12.2018 si dhe në Niksar më 2.12.2018.

 

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Qëndren Kulturore të Kosovës, në Stamboll u shënuan ngjarje të ndryshme kulturore, të cilat mblodhën bashkatdhetarët në Turqi.

Programi filloi me poezi në gjuhën shqipe, më pas me shfaqjen e monodramës “Kush jam une” e cila ishte pergatitur  nga studentët shqiptar në Turqi, dhe këngë nga grupi i folklorit “Besa”,

Në këtë ngjarje kulturore pati edhe ushqime tradicionale shqiptare “Kuzhina Shqiptare”, të pergatitura nga nxënësit e kursit të gjuhës shqipe .

U shfaq filmi  dokumentar “Jetimet e Ilirise” , film ky i cili pasqyronte shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, ky film ishte pergatitur nga Shoqata Vellezeria Turko-Shqiptar, në Ankara.

 

Në keto aktivitete morën pjesë kryetari i komunes së Bafras, kryetari i komunes së Niksarit,  Özdilek Özcan, kryetari i komunes së Atakum İshak Taşçı-shqiptar i shperngulur ne Turqi si dhe Orhan Kırcalı, deputet në parlamentin e Turqisë.