Ditët e Kulturës Shqiptare në Suedi

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Diasporë”, më 24.11.2018 deri më 26.11.2018, në Malmo te Suedisë u organizuan aktivitete kulturore.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim më Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi organizuan Festivalin e XVI – të te poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare për gjithë Diasporën.

Ky organizim u mbajtë edhe për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorët e Republikës se Shqipërisë dhe Kosovës, pjesëmarrësit e festivalit si dhe bashkatdhetarë tanë.

Në këtë festival kishte edhe pjesëmarrës që garonin me poezi, ku përveç Suedisë kishte edhe nga Gjermania, Norvegjia, Greqia si dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përfaqësues te MDIS-it, po ashtu vizituan  shoqatën ‘’Eleonora’’, shoqatën e futbollit ‘’Kosova’’si dhe Akademinë e Futbollit ‘’Iliria’.