Ditët e Kulturës Shqiptare në Slloveni

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Diasporë”, më 24-25 nëntor 2018, në Kopër të Sllovenisë u organizuan aktivitete kulturore.

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Iliria”, u shënuan ngjarje të ndryshme kulturore, të cilat mblodhën bashkatdhetarë nga Sllovenia, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, figura të tjera nga jeta politike e publike të komunës së Koprit,  profesorë  nga Kosova dhe kryesia e anëtarë të shoqatës kulturore “Iliria”.

Ndër më të spikaturat ishte koncerti në katedralen e Koprit me sopranon Inva Mula dhe pianisten Lule Elezi. Të dy divat e muzikës shqiptare u prezantuan me një program të përzgjedhur për Ditët e Kulturës Shqiptare në Slloveni. Afro një orë, dy artistet shqiptare interpretuan vepra të kompozitorëve të mëdhenj botërorë, por edhe të atyre shqiptarë,  si: Dy Ave Maria nga Giulio Caccini dhe Franz Schubert, pastaj vepra nga Giacomo Puccini, Palok Kurtaj, Avni Mula etj. Të pranishëm ishin mysafirë të shumtë,  të cilët shijuan çdo moment të performancës së dy këtyre artisteve