Ditët e Kulturës Shqiptare në Londër

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Londër” Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër  kanë organizuar  aktivitete kulturore.

Me 22.11.2018 u mbajt Ekspozita e Mervan Mustafës “Jeta në Kuadrat” i cili përmes punimeve te tij e shpreh se si njerëzit kanë jetuar nëpër izolime të ndryshme, apo brenda një kuadrati të caktuar. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjese rreth 40 pjesëmarrës, zyrtar të MDIS-it, ndërsa me 23.11.2018  është mbajtur koncerti  i muzikës klasike, ku para 130 pjesmarrsëve performuan  Jeta Çitaku (Soprano) dhe Yllka Istrefi (Piano).