“Ditët e Kulturës Shqiptare “ u mbajtën në Emmendingen të Gjermanisë

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në koordinim me shoqatën kulturore “Yjet e Kosovës”, në  qytetin EMMENDINGEN  u shënuan “Ditët e Kulturës Shqiptare “, qëllimi i të cilave është ruajtja dhe kultivimit i identitetit tonë kombëtar e kulturor .

Dita e Flamurit dhe datëlindja e presidentit historik .dr.Ibrahim Rugova, u shënuan  me një manifestim madhështor, me ç’rast  u dha një program i pasur me këngë dhe valle nga  shoqatat kulturore “Yjet e Kosovës”,  “Rinia” , “Pavarësia: etj .

Këtë aktivitet, përveç një numri të madh të bashkatdhetarëve, e ndoqën edhe personalitete të shquara   të politikës në Gjermani , deputetë të Bundestagut , përfaqësues të MDIS-it etj.