Divizioni për Kulturë, Rini dhe Sport në Diasporë

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Kulturë në Diasporë janë:
1.1. Përgatit dhe mbikëqyrë realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin në diasporë;
1.2. Ndihmon realizimin e vizitave, organizimin dhe mbikëqyrjen e manifestimeve “Ditët e kulturës” jashtë vendit, “Ditët e mërgatës” brenda vendit, pritjen dhe përcjelljen e mërgimtarëve;
1.3. Ndihmon realizimin e manifestimit “Ditët e kulturës së Kosovës në diasporë”, vizita të ndryshme nga Kosova dhe të ndërsjella të grupeve të mërgimtarëve sportistë, artistë, emra e veprimtarë të shquar, krijues të fushave të ndryshme etj;
1.4. Zbaton projekte dhe programe të ndryshme për diasporën dhe në dobi të saj, duke u bazuar gjithmonë në Ligjin për diasporën e Kosovës, rregulloret që dalin nga ky ligj, si dhe planet e programet politike dhe kërkesa të tjera me interes të veçantë;
1.5. Bashkëpunon dhe harmonizon veprimtari të ndryshme me Ministrinë e Kulturës, me qendrat kulturore jashtë vendit dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Udhëheqësi i Divizionit

e-mail: @rks-gov.net