Divizioni për Arsim Plotësues në Diasporë

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arsim Plotësues në Diasporë janë:
1.1. Përgatit dhe realizon projekte që kanë të bëjnë me arsimin plotësues në diasporë;
1.2. Në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse të Arsimit, ndihmon shpërndarjen e librave të veçantë në vendet ku jeton diaspora e Kosovës, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të gjuhëve zyrtare të Republikës se Kosovës;
1.3. Shpërndan materiale të tjera edukuese arsimore për pjesëtarët e diasporës;
1.4. Përgatit, organizon dhe monitoron manifestimin “Ditët e Mërgatës” brenda vendit, pritja dhe përcjellja e nxënësve mërgimtarë, realizimi i vizitave të ndryshme të nxënësve nga Kosova në meset dhe në shkollat e mërgimtarëve;
1.5. Ndihmon shpërndarjen e librave nëpër biblioteka e shkolla ku ka pjesëtarë të diasporës;
1.6. Ndihmon dhe koordinon furnizimin e bibliotekave;
1.7. Bënë botime dhe publikime të ndryshme, boton revistën për nxënësit e diasporës, botime e fletëpalosje të veçanta etj.
1.8. Ndihmon dhe koordinon binjakëzimin e shkollave të vendit me shkollat në diasporë, veçmas aty ku ka nxënës pjesëtarë të mërgatës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, komunat dhe Ministrinë e Jashtme;
1.9. Merrë pjesë dhe zbaton projektprograme të ndryshme në dobi të diasporës së Kosovës, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planet e programet politike e kërkesa të tjera me interes të veçantë;
1.10. Bashkëpunon dhe harmonizon veprimtari të ndryshme me Ministrinë e Arsimit, me qendrat kulturore jashtë vendit dhe me Ministrinë e Jashtme;

Udhëheqësi i Divizionit

e-mail: @rks-gov.net