Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë janë:
1.1. Ndihmon në krijimin e kushteve për ruajtjen dhe mësimin e gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë;
1.2. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, sipas programit arsimor, ndihmon, përkrah dhe bashkëpunon për zhvillimin e procesit mësimor të punonjësve të arsimit të gjuhëve zyrtare të Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve të tjera, në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë në vendet ku diaspora e Republikës së Kosovës është e madhe në numër, është kompakte në shtrirje apo ku ka interes të veçantë shtetëror;
1.3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit bënë shpërndarjen e librave të veçantë, librave letrarë, kulturorë dhe të trashëgimisë kulturore si dhe materialevetë tjera edukativo arsimore për mësimin e gjuhëve zyrtare dhe të kulturës së Kosovës;
1.4. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit organizon seminare trajnuese për mësuesit;
1.5. Bashkëpunon dhe i koordinon planprogramet, projektet, veprimtaritë kulturore, arsimore dhe sportive me qendrat kulturore jashtë vendit;
1.6. Në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse të Arsimit, përgatit dhe zbaton: Programe për mësimin e gjuhëve zyrtare në distancë, nëpërmjet internetit dhe mjeteve elektronike të komunikimit masiv, si dhe mësimin e kulturës dhe të historisë së Republikës së Kosovës.
1.7. Në bashkëpunim me MKRS-në, i nxit, i organizon dhe i mbikëqyr aktivitetet kulturore, sportive të mërgimtarëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e shtrirjes së tyre;

Udhëheqësi i Departamentit

Avdyl M. Lipoveci

E-mail: avdyl.lipoveci@rks-gov.net
Tel: 038 200 17066