Divizioni për themelimin dhe mbikëqyrjen e qendrave kulturore në Diasporë

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Themelimin dhe Mbikëqyrjen e Qendrave Kulturore në Diasporë janë:
1.1. Propozon themelimin e Qendrave Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën në vendet me interes për diasporën dhe mërgatën si dhe për Republikën e Kosovës;
1.2. Nxit bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës;
1.3. Përgatit dhe harton planet për themelimin e qendrave kulturore në diasporë;
1.4. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e qendrave kulturore;
1.5. Ofron informacione dhe udhëzime për investimet në Kosovë, organizon aktivitete kulturore e arsimore, organizon dhe mbanë takime me bashkatdhetarët dhe me strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe të shteteve ku jetojnë;
1.6. Mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e punëve në qendrat kulturore të diasporës.

Udhëheqësi i Divizionit

e-mail: @rks-gov.net