Departamenti për Qendrat Kulturore në Diasporë

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Qendrat Kulturore në Diasporë janë:
1.1. Propozon themelimin e Qendrave Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën në vendet me interes për diasporën dhe mërgatën si dhe për R epublikën e Kosovës;
1.2. Nxit bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës;
1.3. Përgatit dhe harton planet për qendrat kulturore në diasporë;
1.4. Promovon njohurit e përgjithshme për Kosovën
1.5. Nxit zhvillimin e njohurive për gjuhët, kulturën dhe për trashëgiminë kulturore të Kosovës, të përcaktuara me ligj dhe me akte të tjera nënligjore;
1.6. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e qendrave kulturore;
1.7. Ofron inf ormacione për Kosovën në vendet mikpritëse;
1.8. Ofron informacione dhe udhëzime për investimet në Kosovë, organizon aktivitete kulturore e arsimore, organizon dhe mbanë takime me bashkatdhetarët dhe me strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe të shteteve ku jetojnë;
1.9. Nxit investimet kapitale në vendlindje, me plane dhe programe;
1.10. Mbështet të rinjtë dhe grup – moshat e ndryshme të mërgimtarëve dhe organizon veprimtaritë kulturore, edukative e sportive, mënyrat dhe format e informimit të rregullt e të gjithanshëm;
1.11. Mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e punëve në qendrat kulturore të diasporës.
1.12. Ndihmon në krijimin dhe përditësimin e Regjistrit të Mërgimtarëve.

Udhëheqësi i Departamentit

Shyhrete Kastrati

e-mail: shyhrete.kastrati@rks-gov.net
Tel: +381 (0) 38 200 17067