Divizioni për Promovimin e Investimeve Strategjike

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Promovimin e Investimeve Strategjike janë:
1.1. Harton dhe zbaton programe të investimeve strategjike, me iniciativën e vet ose në bashkëpunim me institucionet përkatëse;
1.2. Bën analiza dhe hulumtime lidhur me programet e investimeve strategjike;
1.3. Në koordinim me institucionet përkatëse, promovon mundësinë e investimeve strategjike në Kosovë;
1.4. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, përcjell dhe i zbaton politikat dhe iniciativat që kanë të bëjnë me përkrahjen e investimeve strategjike të Diasporës dhe investimeve strategjike në përgjithësi;
1.5. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, zhvillon, mirëmban dhe e përditëson regjistrin e aktiviteteve të investitorëve strategjikë, i cili shërben si burim informatash për të lehtësuar identifikimin e fushave dhe mundësitë për investime strategjike në Kosovë;
1.6. Përgatit materiale dhe publikime të nevojshme për mundësitë e investimeve strategjike në Kosovë, si dhe për nxitjen e këtyre investimeve nga Diaspora;
1.7. Në bashkëpunim me institucionet e tjera të Kosovës, ndihmon organizimin e konferencave, forumeve dhe organizimeve të tjera, me qëllim të nxitjes së investimeve strategjike në Kosovë.

Udhëheqësi i Divizionit

e-mail: @rks-gov.net