Divizioni për Përgatitjen dhe Zbatimin e Projekteve për Investime Strategjike

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Përgatitjen dhe Zbatimin e Projekteve për Investime Strategjike janë:
1.1. Ndihmon grupin operacional për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve lidhur me investimet strategjike;
1.2. Në koordinim me institucionet e tjera, ndihmon në vlerësimin teknik të projektit të investimit strategjik, të potencialit të tij strategjik, të riskut operacional dhe të planit të veprimit për realizimin e këtij projekti;
1.3. Ndihmon dhe mbështet Komisionin Ndërministror për Investimet Strategjike në vlerësimin, përzgjedhjen dhe realizimin e projekteve strategjike;
1.4. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndihmon për hartimin e listës me projekte potenciale të investimeve strategjike në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe, me shpallje publike, i fton investitorët strategjikë t’i realizojnë këto projekte;
1.5. Në koordinim me institucionet përkatëse, i harton dokumentet e nevojshme për realizimin e projekteve dhe të afateve për zbatimin e tyre, në përputhje me kompetencat e institucioneve përkatëse, dhe merr pjesë në harmonizimin dhe koordinimin e aktiviteteve publike për ta;
1.6. Përkujdeset për mbarëvajtjen e investimeve të investitorëve strategjikë;
1.7. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, mbikëqyr zbatimin e projekteve për investimet strategjike dhe merr pjesë në publikimin e raporteve në uebfaqen e Qeverisë së Republikës së Kosovës;
1.8. Së bashku me institucionet përkatëse, ndihmon në vlerësimin e propozimeve të investimeve strategjike;
1.9. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, përditëson të dhënat në lidhje me investimet strategjike dhe për këtë përgatit raport të veçantë, si pjesë e raportit vjetor të punës së Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike;

Udhëheqësi i Divizionit

e-mail: @rks-gov.net