Departamenti për Investime Strategjike

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Investime Strategjike janë:
1.1. Harton dhe zbaton projekte për investimet strategjike;
1.2. Harton, zbaton dhe koordinon studime, analiza, hulumtime dhe programe të investimeve strategjike, me iniciativën e vet ose në bashkëpunim me institucionet përkatëse;
1.3. Në koordinim me institucionet përkatëse, promovon mundësinë e investimeve strategjike në Kosovë;
1.4. Merr pjesë në grupin operacional për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve për investimet strategjike;
1.5. Ndihmon dhe mbështet Komisionin Ndërministror për Investimet Strategjike në vlerësimin, përzgjedhjen dhe realizimin e projekteve strategjike;
1.6. Në koordinim me institucionet e tjera, merr pjesë në vlerësimin teknik të projektit të investimit strategjik, të potencialit strategjik të tij, të riskut operacional dhe të planit të veprimit për realizimin e këtij projekti;
1.7. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, harton listën me projekte potenciale të investimeve strategjike në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe, me shpallje publike, i fton investitorët strategjikë t’i realizojnë këto projekte;
1.8. Në koordinim me institucionet përkatëse, bën përgatitjen dhe draftimin e dokumenteve të nevojshme për realizimin e projekteve dhe të afateve për zbatimin e tyre, në përputhje me kompetencat e institucioneve përkatëse, dhe merr pjesë në harmonizimin dhe koordinimin e aktiviteteve publike për ta;
1.9. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, përcjell dhe i zbaton politikat e iniciativat që kanë të bëjnë me përkrahjen e investimeve strategjike të Diasporës dhe investimeve strategjike në përgjithësi;
1.10. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, zhvillon, mirëmban dhe e përditëson regjistrin e aktiviteteve të investitorëve strategjikë, i cili shërben si burim informatash për të lehtësuar identifikimin e fushave dhe mundësitë për investime strategjike në Kosovë;
1.11. Përgatit materiale dhe publikime të nevojshme për mundësitë e investimeve strategjike në Kosovë, si dhe për nxitjen e këtyre investimeve nga Diaspora;
1.12. Në bashkëpunim me institucionet e tjera të Kosovës, organizon konferenca, forume dhe organizime të tjera, me qëllim të nxitjes së investimeve strategjike në Kosovë;
1.13. Përkujdeset për mbarëvajtjen e investimeve të investitorëve strategjikë;
1.14. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, mbikëqyrë zbatimin e projekteve për investimet strategjike dhe merr pjesë në publikimin e raporteve në uebfaqen e Qeverisë së Republikës së Kosovës;
1.15. Së bashku me institucionet përkatëse merr pjesë në vlerësimin e propozimeve të investimeve strategjike;
1.16. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, mban të dhënat në lidhje me investimet strategjike dhe për këtë përgatit raport të veçantë, si pjesë e raportit vjetor të punës së Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike;

u.d. Udhëheqësi i Departamentit

Besim Berisha