Divizioni për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës janë:
1.1. Mbledh dhe fut të dhënat për bizneset në diasporë në bazën e të dhënave (databazë);
1.2. Ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e kontakteve me afaristët dhe me bizneset në diasporë;
1.3. Ndihmon për bashkëveprim të vazhdueshëm me Agjencinë e regjistrimit të bizneseve, atë të promovimit të bizneseve që funksionojnë në kuadër të MTI-së, Odës Ekonomike të Kosovës, MZHE-së, etj.
1.4. Ndihmon në krijimin e strategjive afatmesme dhe afatgjata për motivimin e investitorëve të diasporës;
1.5. Ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës dhe investitorëve të diasporës;
1.6. Ndihmon në ofrimin e lidhjeve të ndërmjetësuesve për investime në Kosovë;
1.7. Ndihmon organizimin e konferencave, forumeve dhe takimeve të ndryshme me investitorët nga diaspora, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë;
1.8. Ndihmon për vënien e lidhjeve me institucionet relevante vendëse dhe ndërkombëtare, të cilat merren me investime të diasporës në Kosovë.

Udhëheqësi i Divizionit

e-mail: @rks-gov.net