Divizioni për Hulumtime dhe Analiza

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hulumtime dhe Analiza janë:
1.1. Zbaton, nxit dhe organizon hulumtime dhe studime në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës, në shtetet ku jetojnë pjesëtarët e diasporës, me institucionet përkatëse të këtyre shteteve, me qëllim të vlerësimit të rregullt të nevojave të pjesëtarëve të diasporës dhe t’ia paraqesë ato Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike në formë raportesh të rregullta;
1.2. Përgatitja e planeve për realizimin e hulumtimeve dhe bërjen e analizave për krijimin e politikave për pjesëtarët e diasporës si dhe hartimi i raporteve specifike;
1.3. Ndihmon në hulumtimin e pjesëtarëve të diasporës dhe vendet ku jetojnë pjesëtarët e saj;
1.4. Ndihmon në përpilimin dhe freskimin e regjistrit të pjesëtarëve të diasporës dhe vendet ku jetojnë;
1.5. Analizon dhe propozon aktivitete të ndryshme për pjesëtarët e diasporës;
1.6. Harton, zbaton dhe koordinon studime, hulumtime dhe programe në fushën e diasporës;
1.7. Ndihmon në koordinimin e projekteve që kanë të bëjnë me hulumtimin dhe analizat për pjesëtarët e diasporës;
1.8. Hulumton dhe krijon një databazë për diasporën e Kosovës, duke e plotësuar me të dhëna të specifikuara;
1.9. Hulumton dhe e analizon historikun e diasporës;
1.10. Hulumton numrin e përgjithshëm të mërgimtarëve, si dhe veç e veç nëpër Shtete;
1.11. Harton raporte të specifikuara për grupet e ndryshme të pjesëtarëve të diasporës, shtrirjen gjeografike dhe lëvizshmërinë e tyre, arsimimi, punësimi, profesionet, gradat, kapacitete, nivelet, grup-moshat e tyre;
1.12. Përgatit dhe realizon projektet që kanë të bëjnë me hulumtimin, analizat, si dhe harton raporte e studime për gjendjen e dikurshme e aktuale të pjesëtarëve të diasporës në të gjitha aspektet sociopolitike, sociokulturoarsimore;

Udhëheqësi i Divizionit

e-mail: @rks-gov.net