Departamenti për Hulumtime dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës janë:
1.1. Përgatit dhe mbikëqyrë zbatimin e aktiviteteve të ndryshme me qëllim të nxitjes së investimit të kapitalit të pjesëtarëve të diasporës në vendin tonë;
1.2. Bashkëvepron me diasporën për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës;
1.3. Përcjell dhe i zbaton politikat e iniciativat që kanëtë bëjnë me përkrahjen e investimeve të diasporës;
1.4. Në përputhje me analizat dhe modelet e politikave të mërgatës, jep sugjerime adekuate për zhvillimin e politikave për investime të diasporës;
1.5. Përcjell përvojat dhe praktikat e suksesshme të vendeve të rajonit;
1.6. Aplikon standardet e vendeve të BE-së dhe më gjerë për investimet e diasporës;
1.7. Në bashkëpunim me Departamentin për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, e përgatit pasqyrën me specifikat e diasporës, varësisht nga shtetet ku ështëe koncentruar;
1.8. Zbaton rekomandimet në lidhje me analizat kërkimore të politikave dhe metodat e hulumtimit bashkëkohor të zhvillimit të diasporës, si dhe i nxit ato për të investuar në Kosovë;
1.9. Kryen hulumtim e dhe studime në terren, në bashkëpunim me qendrat kulturore në diasporë, përfaqësitë diplomatike e konsullore të Republikëssë Kosovës në vendet ku jetojnë pjesëtarët e diasporës.
1.10. Zhvillon,mirëmbandhee përditësonregjistrin eaktiviteteve ekonomike të pjesëtarëve të diasporës, i cili shërben si burim informatash për të lehtësuar identifikimin e fushave dhe mundësitë për investime të diasporës në Kosovë;
1.11. Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me të gjitha subjektet relevante, sidomos me Agjencinë e regjistrimittëbiznesevedheme Agjencinë e promovimit të bizneseve, të cilat funksionojnë në kuadër të MTI-së, Odës Ekonomike të Kosovës, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik etj.;
1.12. Përgatit materiale dhe publikime të nevojshme për nxitj en e investimeve të diasporës;
1.13. Ndjek ecurinë e zbatimit me efikasitet të projekteve për investime të diasporës;
1.14. Në bashkëpunim me institucionet e tjera të Kosovës, organizon konferenca, forumedhetakimetëndryshme motivuese për investitorët e diasporës;
1.15. Përkujdeset për mbarëvajtjen e investimeve të investitorëve nga diaspora.

Udhëheqësi i Departamentit