Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në fushën e legjislacionit

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë:
1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të minitrisë për zbatimin e legjislacionit;
1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozimmarrëveshjeve, propozimmemorandumeve dhe propozimkontratave;
1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse;
1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë.

Udhëheqësi i Divizionit

e-mail: @rks-gov.net