Departamenti Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (“acquis communautaire”) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
1.5. Ofron ndihmë ligjore për rekomandime, udhëzime dhe opinione nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontekstet gjyqësore.

Udhëheqësi i Departamentit