Divizioni për Buxhet dhe Financa

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe pёrgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janё:
1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;
1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë;
1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit;
1.7. Në zbatimin e detyrave të Divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

Udhëheqësi i Divizionit

Mizbah Mustafa

e-mail: mizbah.mustafa@rks-gov.net