Divizioni për Burime Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Burime Njerëzore janë:
1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
1.2. Administron rekrutimin e personelit;
1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;
1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj;
1.5. Në zbatimin e detyrave të divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

Udhëheqësi i Divizionit

Vigan Berisha, MA

e-mail: vigan.berisha@rks-gov.net