Departamenti i Financave dhe i Shërbimeve të Përgjithshme

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:
1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;
1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;
1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë

Udhëheqësi i Departamentit

Ragip Zejnullahu

E-mail: ragip.zejnullahu@rks-gov.net
Tel. : 038 200 17069