Bizneset në Turqi njoftohen për mundësitë  e investimeve strategjike

Në sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”, që u mbajt në  Qendrën Kulturore të Kosovës në Stamboll me afaristë nga Turqia me origjinë shqiptare, janë prezantuar mundësitë e  investimeve  strategjike në Kosovë, qëllimi, forma dhe procedurat që duhen ndjekur për të fituar statusin e investitorit strategjik.

Në këtë sesion kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, përfaqësues nga MPJ, MTI, AKP, ATK dhe Dogana e Kosovës ku prezantuan fushën e tyre për investime në Kosovë.

Afaristët nga Turqia shprehën  interesim rreth sektorëve strategjikë, procedurave të lehtësuara që duhen ndjekur, tarifat doganore, çështja e taksave etj.