Bizneset e diasporës në Gjermani njoftohen për mundësitë e investimeve strategjike

Në praninë e bizneseve të diasporës, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart u mbajt sesioni informues “Klima e investimeve në Kosovë”.

Në këtë takim informues, përfaqësues nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike prezantuan para bizneseve të diasporës mundësitë që ofron Kosova në fushën e investimeve strategjike.

Në veçanti u prezantuan format dhe procedurat për marrjen e statusin të investitorit strategjik, sektorët prioritarë dhe mundësitë e qasjes së bizneseve të diasporës me asetet strategjike të  Kosovës.

Në këtë sesion kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga MPJ, MTI dhe ATK, të cilët prezantuan fushën e tyre për investime në Kosovë.

Në  të njëjtën ditë, përfaqësues nga MDIS-i morën  pjesë në takimin e Unionit të bizneseve shqiptare për rrethinën e Baden-Württemberg, i cili u mbajt në qytetin e Ludëigsburg.

Edhe në ketë takim,  u fol për rëndësinë e investimeve strategjike dhe kriteret që duhen plotësuar për të qenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Interesimi i afaristëve të diasporës për këtë proces ishte i madh, sidomos për sektorin e energjisë, bujqësisë dhe turizmit.