Daily Archives: 10/06/2019

FTESË PËR PANAIR

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, më 24, 25, 26 dhe 27  korrik 2019, në Prishtinë, mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. Ky panair realizohet në kuadër të manifestimit tashmë tradicional “Ditët e diasporës”. Ftojmë shoqata të ndryshme që merren me punimin e veshjeve kombëtare e punime artizanale, por […]

Në Malmo, MDIS-i organizoi festivalin e rapsodëve

MDIS-i, në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Dardania” nga Halmstadi, organizoi festivalin e tretë të rapsodëve “Beqir Gashi” në Suedi. Ky festival u mbajt në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo. Festivalin e hapi Muhamet Shatri nga QKK-ja. Festivali i rapsodëve shqiptarë të këtij vendi skandinav u karakterizua nga këngë të bukura folklorike, të interpretuara nga […]

U mbajt kuizi i diturisë i nxënësve shqiptarë në Austri

Më 8 qershor, në Gleisdorf të Austrisë u mbajt  kuizi i diturisë i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, i organizuar nga SHMSH „Naim Frashëri“  në Austri dhe Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Në këtë kuiz, tanimë tradicional 19  vjet me radhë, morën pjesë mësuesit: Mark Demaj, nikoqir, Miradije Berishaj, kryetare, Osman Ademi, […]